Raporti për Etikë Zgjedhore: Retorika agresive dhe fushata negative, sfidë në RMV

Retorika agresive dhe fushata negative gjatë periudhës së zgjedhjeve vazhdon të jetë sfidë për shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Kjo mes tjerash u tha në prezantimin e Raportit për Etikë Zgjedhore: Udhëzues për politikanë të virtytshëm, nën organizim të Forumit të Politikave të Arsyeshme.

“Përshtypja e kësaj analize, bazuar në të dhëna është se qytetarët shumë pak kanë raste të njoftohen se për çfarë angazhohen partitë. Theksi në këto zgjedhje ishte përplasja mes Ahmetit dhe Mickoskit, të themi theksi më negativ shikuar nga aspekti etik, i cili me të vërtetë solli një shije të keqe në zgjedhje”, tha Gordan Georgiev, Forumi për Politika të Arsyeshme. Sipas ekspertëve retorika negative mbetet sfidë për shtetin dhe qytetarët.

“Retorika agresive dhe fushata negative vazhdon të jetë një prej sfidave me të cilat duhet të përballemi në drejtim të tejkalimit në periudhën e ardhshme. Shumë më shumë, zgjedhjet duhet të jenë luftë e ideve, vizioneve dhe politikave për zgjidhjen e çështjeve publike se sa vlerësimit të tjetrit”, u shpreh Jasmina Trajkoska Naumoska, eksperte.

“Mendoj se duhet të jemi më ambicioz dhe të kërkojmë nga politikanët në fushatë të jenë të ndershëm, pasi shumë herë edhe unë kam qenë pjesëmarrës në debate ku pranohet si normalitet, nëse politikanët japin premtime të rrejshme ose thjeshtë gënjen për ndonjë gjë, e cila mund të konfirmohet se është e rrejshme, thuhet po mirë është fushatë dhe kjo është punë normale. Mendoj me të vërtetë se kjo nuk është normale dhe ne nuk duhet ta pranojmë atë”, theksoi Ibrahim Mehmeti, ekspert.

Studimi përfshinë tema lidhur me transparencën brendapartiake gjatë zgjedhjes së kandidatëve presidencialë, zgjedhjes së kandidatëve për deputetë, respektim të standardeve etike gjatë kohës zgjedhore, reklamimit të premtimeve, luftës kundër korrupsionit dhe çështje tjera./Alsat/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN uron kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN u përcjell urimet më të sinqerta qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, që...

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu