Molliqaj: Kosova ta njohë Palestinën si shtet

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta njohë Palestinën si shtet, kjo sipas tij, bëhet si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe Kosova duhet ta vazhdojë fushatën për njohje të Palestinës, fushatë kjo që thotë se ka filluar nga Spanja, Norvegjia e Irlanda.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, shkruan Molliqaj. Ai po ashtu e krahasoi kryeministrin izrael Benjamin Netanyahu me Sllobodan Millosheviqin.

“Benjamin Netanyahu, gjithnjë e më shumë po i ngjan Millosheviqit. Atij i duhet lufta për ta ruajtur pushtetin. Ai është një autokrat që po izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që të vërtetën mbi Gazën po ia fsheh popullit të tij. Për ta ruajtur pushtetin, nuk ka më mandat votash, ai qëndron në saje të gjakut dhe mizorive në Gaza”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu