Filipçe hyn në garë për lider të ri të LSDM-së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se ka vendosur të kandidojë për kryetar të LSDM-së, në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë. Ai vlerësoi se LSDM-ja është para një sfide të madhe dhe ndoshta po kalon momentet më të vështira që nga themelimi i saj. Është koha, thotë Filipçe, kur shumë mendojnë nëse LSDM do të mbijetojë dhe cila është e ardhmja e partisë.

“Unë besoj fuqimisht se humbja duhet të shërbejë si një katalizator i fuqishëm për ndryshim dhe rinovim.” Synimi im në katër vitet e ardhshme është rikthimi, reformimi dhe ngritja e LSDM-së në nivelin që meriton. Le të krijojmë një organizatë që do t’i shërbejë qytetarëve dhe do të jetë motor i përparimit shoqëror. Ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë, të heqim të gjitha të metat dhe të dalim më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. LSDM gjithmonë ka qenë dhe mbetet shtyllë e demokracisë, drejtësisë dhe progresit. Një LSDM e fortë para së gjithash u duhet qytetarëve si korrigjues i politikave dhe drejtimit në të cilin po ecën vendi”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do t’i përkushtohet diskutimeve dhe takimeve me anëtarë dhe simpatizues të LSDM-së, si dhe me një sërë individësh, grupesh dhe organizatash. Ai dëshiron të dëgjojë të gjitha mendimet dhe idetë që do ta ndihmojnë LSDM-në t’i kthehet rrugëve fituese dhe krenarisë së anëtarëve të saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu