1 qershori, dita botërore e fëmijëve

Të veshur me ngjyrat të ndryshme, duke kënduar këngë e duke vizatur, fëmijët sot, shënuan 1 qershorin, ditën botërorë të fëmijëve. Me porosinë që të gjithë fëmijët në botë të jenë të lumtur, fëmijët e Shkupit uruan që të ndërpriten konfliktet dhe t’u kthehet buzëqeshja e fëmijëve.

“Unë sot në ditën botërore të fëmijëve dëshiroj që edhe fëmijët në Palestinë të jen si ne”, tha një fëmijë.

“Le të ndalët më lufta, këtë e dua, të ndalët lufta dhe bota shumë më e mirë do të jetë”, tha një fëmijë tjetër.

“Janë fëmijë si të gjithë në botë edhe duan të ketë liri si ne që kemi”, shtoi një fëmijë.

”Sot jemi këtu për të festuar 1 qershorin, ditën e fëmijëve, kemi përgatitur edhe këngë për fëmijët në Palestinë dhe porosia imë është se nuk duhet të dorëzohen de do të vinë ditë të mira edhe për ta”, shtoi një tjetër fëmijë. Nga rrjeti i organizatave Zëri i grave për paqe dhe solidaritet thanë se qëllimi i këtij organizimi është që të dërgohet mesazh për solidaritet edhe me fëmijët tjerë në botë.

“Ne jemi rrjet i organizatave joqeveritare dhe çdo organizate ka aktivitete që punojnë me fëmijët për gjatë gjithë vitit për 5-6 vite ekzistencë dhe në muajt e kaluar ishim të fokusuar në përgatitje të ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Cila është porosia që e dërgoni nga këtu? Ne jemi në solidaritet me fëmijët e të gjithë botës dhe ta dinë se gjithçka që u ndodh do kaloje”, tha Mersiha Smailoviq, koordinatore e rrjetit të organizatës Zëri i grave për paqe. E përveç Shkupit edhe në Tetovë u mbajtën aktivitete për të shënuar ditën e fëmijëve.

“Sot këtu jemi që të festojmë ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me përformancen e fëmijëve, me lojëra të ndryshme, me aktivitete kulturore dhe artistike, kemi mungesë të madhe për kështu organizime për fëmijët, jetojmë në kohen e teknologjisë dhe fëmijët duhet ti mbajmë larg mjeteve teknologjike”, tha Elmedina Abdullahi, lëvizja Nëna dhe fëmija. 1 qershori në mbarë botën njihet si dita e fëmijëve dhe fëmijët kudo festojnë ditën e tyre në forma të ndryshme./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sabotohen fluturimet çarter me votues shqiptarë nga diaspora?

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për...

VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë

VLEN përmes bojkotit do t'i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët...

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu