Pësoi infarkt gjatë vozitjes, ndërron jetë taksisti nga Shkupi

Një taksisti 62-vjeçar nga Shkupi ka pësuar infarkt teksa po transportonte një pasagjer, përcjell TV21. Atij iu keqësua gjendja shëndetësore, pas çka doli nga rruga dhe goditi një dru.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku nga ana e mjekut u konstatua se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

“Me datë 31.05.2024, në ora 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Blv. “Sllovenia” në Shkup, Q.V. (62) nga Shkupi, i cili po drejtonte veturën për taksi “Skoda Rapid” me targa të Shkupit, me të cilën po transportonte një udhëtar, pasi i ishte keqësuar gjendja, me veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu