“Rolex, Hublot, Zenith”/Në dalje të Maqedonisë së Veriut kapen kontrabandistët e orëve të luksoze

Në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, nëpunësit doganorë serbë të mërkurën kanë parandaluar tentativën e kontrabandës së tri orëve të shtrenjta të dorës vlera e të cilave vlerësohet në më shumë se 34.000 euro. Drejtoria e Doganës njoftoi se kontrabanduesit ishin zbuluar në hyrje të Serbisë, gjatë kontrollit të një automobili me targa të huaja.

“Edhe shoferi dhe shoqëruesja e tij, të cilët udhëtonin nga Maqedonia e Veriut për në Çeki, thanë se nuk kanë çka të denoncojnë përveç bagazhit personal. Por, gjatë kontrollit të hollësishëm, nëpunësit doganorë panë se shoferi ka orë në dy duart: ‘Rolex’ të përdorur dhe ‘Hublot Spirit of Big Bang’ plotësisht të ri i cili kishte foli mbrojtëse”, bëhet e ditur në kumtesën e doganës.

Pastaj, në xhupin, i cili ishte i varur në automobil, ishin gjetur edhe dy orë të reja të dorës: një orë e meshkujve “Zenith Defy El Primero 21” dhe një për femra “Zenith Defy”.

“Udhëtarit, i cili deklaroi se ka shitore për shitje të orëve në Çeki, iu kthye Rolexi i përdorur, ndërsa orët e reja për të cilat nuk ka pasur kurrfarë dokumente, me vendim gjyqësor i janë marrë”, bënë të ditur nga Drejtoria e Doganës e Serbisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit...

Presidenti sirian: Negociatat e sigurisë me Izraelin mund të sjellin rezultate së shpejti

Edhe pse nuk dha detaje konkrete mbi përmbajtjen e negociatave, presidenti sirian la të kuptohet se një hap i parë drejt një marrëveshjeje mund...

Pse Rugova e Bukoshi jo, por Thaçi? Williams: Pa UÇK-në, negociatat do të ishin thjesht “Potemkin” – ishin dimensioni kyç

Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara...

Nga progresi te stagnimi: Shqipëria afër hapjes së të gjithë kapitujve, Shkupi me derë të mbyllur

Shqipëria po shënon ritme të shpejta në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shndërruar në vendin më dinamik të Ballkanit Perëndimor në...

Tanket izraelite hyjnë në zonën kryesore të banimit në Gaza

Lagjja Sheikh Radwan ishte shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve para luftës dhe konsiderohet si një nga zonat më të dendura të populluara të qytetit Banorët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu