Rritet numri i martesave në Maqedoninë e Veriut, prin Çairi e Saraji

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri është zvogëluar për 0.7 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyror është negativ, respektivisht 1567, që do të thotë se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Numri i martesave në tremujorin e parë nga viti 2024 është rritur për 3.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe është 2488 martesa. Në këtë tremujor janë marrë 597 raporte për divorce.

Më së shumti martesa janë lidhur në Shkup, 617 nga të cilat 123 në Çair, 85 në Saraj, 80 në Gazi Babë, 50 në Karposh, Kisella Vodë dhe Butel… Në brendinë e vendit më së shumti martesa janë regjistruar në Likovë 123, pastaj Kumanovë 92, Zhelinë 73, Kërçovë 72, Manastir dhe Vrapçisht 68, Veles 66, Gostivar 65, Bogovinë 60. Asnjë martesë nuk është lidhur në Debërc, Novaci dhe Vevçan. Nga divorcet e regjistruara 87 janë në Shkup, 44 në Veles, 37 në Kumanovë, 19 në Gjevgjeli, 18 në Manastir.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu