Bujar Osmani: Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për stabilitetin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Pragë. Në fokus të takimit ishte situata aktuale e sigurisë, me theks në forcimin e mbështetjes për Ukrainën. Ministrat iu referuan edhe vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington. Osmani iu referua nevojës për përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike.

“Është thelbësore të integrohet Ballkani Perëndimor për të konsoliduar stabilitetin në rajon dhe për të parandaluar ndikimet destabilizuese nga palët e treta. Perspektivat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të konsiderohen si politikë strategjike e sigurisë”, ka theksuar Osmani.

Njëherit, Osmani theksoi qëndrimet tashmë të njohura të vendit tonë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka qenë e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Ai theksoi gjithashtu se si një anëtar i besueshëm i Aleancës, vendi tashmë ka tejkaluar kufirin e ulët prej 2% të PBB-së për investimet në mbrojtje, si dhe theksoi se është një mbështetës i fortë i politikës së dyerve të hapura të Aleancës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu