Përmbyllet censusi, Kurti: Mblodhëm të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhshmes

Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në, organizoi sot një ceremoni përmbyllëse të këtij procesi me rëndësi të madhe shtetërore dhe shoqërore. Në këtë ceremoni mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh i lumtur për përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, pas plot 13 viteve kur ishte bërë për herën e fundit.

Ai theksoi se kjo është një etapë shumë e rëndësishme e progresit të vendit tonë dhe padyshim se këtij suksesi i gëzohemi të gjithë. Kryeministri ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët “kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit tanë”, për të cilët tha se kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e ardhshëm. Ai i falënderoi edhe ekipet e regjistruesve, tërë stafin e ASK-së, dhe të gjithë përkrahësit e këtij procesi.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Për realizimin dhe përfundimin e suksesshëm të këtij procesi, mbështetje dhe kontribut të çmuar kanë dhënë edhe institucionet ndërkombëtare përfshirë: Eurostat, UNECE, UNFPA, UNDP dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare në Kosovë, për të cilat, Kurti tha se jemi mirënjohës dhe falënderues.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Avni Kastrati, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës,
I nderuari z.Nuno Queiros, shef i UNDP-së në Kosovë,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Jam i lumtur për rastin për të cilin jemi mbledhur këtu sot: përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, pas plot 13 viteve kur është bërë herën e fundit. Kjo është një etapë shumë e rëndësishme e progresit të vendit tonë dhe padyshim se këtij suksesi i gëzohemi të gjithë! I falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit tanë. Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes.

Një falënderim të veçantë shkon për ekipin e regjistruesve, tërë stafin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dhe të gjithë përkrahësve të këtij procesi: është bërë një punë e shkëlqyer, andaj ju lutem, meqenëse kështu e kam shkruar në fjalim, edhe një herë duartrokitje për të gjithë ju!

Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur.

E krejt në fund më lejoni ta falënderoj z. Queiros, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh në këtë proces, i cili në fillet e veta ka pasur shumë skeptikë. Mirëpo tash ja ku jemi ngadalë duke hyrë në javën e fundit të muajit maj dhe të gjithë optimistët kanë pasur të drejtë, e atyre ju kanë bashkuar edhe pesimistët, meqenëse s’kemi lenë askë pa numëruar.

Thank you very much Mr.Queirós, your support and help through all the process is very much appreciated, and for data lovers for excel sheet freaks they’ve gotten their golden data.
Thank you very much.
Faleminderit shumë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu