“Albania” kënga që do t’i shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kombëtarja tani më ka një këngë e cila titullohet “Albania” e cila është edhe kënga zyrtare e Kombëtares në finalet e Euro 2024. FSHF-ja ka bërë të ditur se kjo këngë është realizuar në bashkëpunim më këngëtarin Capital T dhe shtoi se ky bashkëpunim përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit që i karakterizojnë të gjithë shqiptarët.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë” thuhet në njoftimin e FSHF-së. Tutje thuhet se kjo këngë do t’i udhëheqë kuqezinjtë në çdo moment përgjatë aventurës në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024.

“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024″”, thuhet tutje në njoftimin e FSHF-së./TV21
https://www.instagram.com/p/C7UmwK8CKWF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9046b8a7-3fc8-4ef8-b872-15aca92972e5

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Livadhi-Strugë Banorët e kapin, policia e merr, gjykata e liron – hajduti rikthehet menjëherë

Livadhi, Strugë – Grabitje e dyfishtë brenda 24 orëve, banorët kapin hajdutin, drejtësia e liron Një ngjarje e pazakontë dhe alarmante ka tronditur banorët e...

Maqedoni e Veriut, avioni u nis drejt Baselit por u kthye urgjentisht në Shkup pas përplasjes me zogjtë

Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është...

Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte...

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu