Dogana e RMV-së sekuestron 1.7 ton medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve

Doganierët në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë penguar hyrjen e 1,7 tonëve barna Sildenafil Citat Oops dhe Sibutramine, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Nga Drejtoria e Doganave thonë se barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Barnave dhe kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitje me shumicë të produkteve medicinale, pra nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridikë për kryerjen e këtij lloj aktiviteti.

“Pas ekspertizës u konstatua se medikamenti Sibutramine është një substancë që ndodhet në Listën Kombëtare të narkotikëve dhe substancave psikotrope të kontrolluara dhe se është stimulues i sistemit nervor qendror. Për më tepër, është përcaktuar se shkakton sulme në zemër dhe goditje në tru, prandaj barnat që përmbajnë sibutraminë janë ndaluar për shitje nga BE që nga viti 2010”.

“Ilaçi Sildenafil Citate Oops (Viagra) është një substancë që është pjesë e mjekimit për trajtim dhe i nënshtrohet shitjes së kontrolluar. Rastin e ka marrë Departamenti i Hetimeve pranë Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve, ndërsa kundër personit juridik do të bëhet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu