Shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm në Likovë, banorët pësojnë dëme materiale

21 maji do të mbahet mend gjatë nga banorët e komunës së Likovës pasi dje u përballën me shi të rrëmbyeshëm dhe sasi të madhe të breshërit. Pjesët malore u zbardhën sikur të kishte rënë borë. Frika më e madhe ishte kur në orët e mbrëmjes, lumi në fshatin Sllupçan rrezikonte të del nga shtrati. Nga shiu i rrëmbyeshëm, e pakalueshme u bë edhe rruga Vaksincë – Sllupçan, tek lumi i Gorobincës.

Banorët e fshatërave të Likovës gjithashtu pësuan dëmtime të shumta të çative dhe veturave. Breshëri dëmtoi edhe panelët solar. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri te qytetarët e Kumanovës që uji që vjen nga ujësjellësi i Kumanovës, të mos e konsumojnë për pije. Përshkak shiut të madh dhe breshërit, është shkaktuar rritje të nivelit të lumit të Likovës, që ndikon në sistemin për furnizim, në stacionin e filtrimit të Ujësjellësit në Kumanovë.

“Sipas informacioneve nga personi përgjegjës në stacionin filtures, bëhet fjalë për sasi të mbi 10 mijë m3, ujë i turbulluar, që ndikon në procesin e pastrimit dhe dërgimin e së njejtës deri te qytetarët. Nga këto arsye, për momentin është paraqitur turbullim i ujit në sistemin përçues dhe është ndalur distribuimi deri te qytetarët, që me siguri do të zgjatë gjatë tërë ditës”, thonë nga QMK.

Dëmtime të veturave dhe çative pati edhe nga breshëri i rrëmbyeshëm në fshatin Bllacë. Edhe atje, të thyera mbetën shumë xhama të veturave. Mot jo stabil është paralajmëruar edhe gjatë ditës së sotme. Në Shkup është paralajmëruar shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, por e njejta është paralajmëruar edhe në pjesën lindore të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se ky takim është mbyllur pa rezultat. “Ne kërkuam që nesër të mos vazhdojmë...

SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të...

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke...

Shaholli: Puthadorët!

Nënshtrimi dhe vasaliteti i partiçkave shqiptare ndaj despotëve të Shkupit vazhdon të serviloset prej dekadash me besnikëri të paparë. Për hir të pushtetit këta puthadorët...

Raporti i Parlamentit Evropian: Ndikim destabilizues serb në Maqedoninë e Veriut! Reagon opozita: Shteti është kthyer në vartës të ‘Botës Serbe’

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila do të diskutohet më 8 korrik në Strasburg, flet për “ndikim destabilizues të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu