Micotakis – Escobar: RMV-ja ta respektojë “Prespën” dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së!

Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se ka përfunduar fushata zgjedhore dhe ka ardhë koha që të bëhen serioz dhe ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës” – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një prononcimi për televizionin “Open”.

Kryeministri grek bëri të qartë se Greqia nuk është vetëm duke u deklaruar për mundësinë e presioneve më të mëdha ndërkombëtare për Shkupin.

“Në këtë moment nuk është Greqia e izoluar, Shkupi është i izoluar. Dhe, mendoj se do ta kuptojnë se nga kjo politikë nuk kanë rrugëdalje dhe besoj se do t`u adaptohen presioneve që di t`u bëhen dhe emndoj se do të jetë mirë, për shkak se duam raporte të mira me fqiun tonë verior” – tha Micotakis.

Nga ana tjetër, emisari i posaçëm amerikan në largim për Ballkanin, Gabriel Eskobar gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik, ka thënë se ka marrë garanca nga partia fituese e zgjedhjeve të fundit në RMV se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane.

“Mendoj se Evropa dhe SHBA-të qartë treguan se presin që RMV-ja të vazhdojë rrugën evropiane dhe të jetë anëtare e përkushtuar e NATO-s. Po, kemi marrë garanca nga të gjitha nivelet e udhëheqësisë partiake të partisë kryesore që fitoi zgjedhjet, se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane” – Gabriel Eskobar.

Të pyetur nga Zëri I Amerikës në gjuhën maqedone nëse SHBA-të do t`i bëjnë thirrje Greqisë që t`i votojë memorandumet, nga press-shërbimi I Departamentit Amerikan të Shtetit kanë deklaruar se sikurse do të formohet qeveria e re dhe Kryeministri I ri, SHBA-të do të vazhdojnë ta potencojë rëndësinë e respektimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimet nga anëtarësimi fuqiplotë në BE.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu