Afrimi i PDK-së me VV-në, Daut Haradinaj: Nuk është befasi sepse gjysma e VV-së janë PDK

Daut Haradinaj deklaroi në Pressing në T7 se po të ishte deputet sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse do të kishte një kërkesë për kthimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Këtë deklaratë Daut Haradinaj e dha duke komentuar darkën mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së Memli Krasniqi.

“Nuk po flas si AAK por po jepi mendim personal, të isha kanë deputet, ka raste që unë kam votu edhe jashtë bindjeve të partisë, shumë herë. I kam bindjet e mia personale. Në rast se ata e kishin pas një kërkesë për kthimin e Gjykatës Speciale në Kosovë unë isha kanë shumë pro, ju kisha bashku nismës (për shpërndarje të Kuvendit), sot dhe ju kisha bo thirrje deputetëve të AAK-së me i dhanë besim shpërndarjes së Kuvendit”., tha Haradinaj në Pressing.

“Është krejt personale, po të isha në tavolinë me z.Kurti, unë kam qenë deputet në shumë mandate dhe kjo më ka ndihmu me pas një pasqyrë dhe me kuptu pse ndodhin këto takime. P.sh., një kohë z.Kurti kishte nevojë si peshku për Oksigjen për Isa Musfatën dhe në një moment janë taku ish-kryeministri i ka thanë e ki përkrahjen për një koalicion qeverisës në rast se ti shkon dhe i vendos lule varrit të Ibrahim Rugovës. Kryeministri dhe presidentja aktuale janë shku kanë qitë lule dhe kanë bo nderim”, tha Haradinaj, pasi dha deklaratën për Gjykatën Speciale.

“Tash unë nuk e di PDK-ja çfarë kërkese ka pas në tavolinë me kryeministrin, por e di që kryeministri nuk i ka thirrë me i bo nder PDK-së”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se nuk është marre me pas vendi bashkëqeverisje PDK-VV.

“Jam shumë i lumtur që na befason PDK-ja nga pak dhe i uroj suksese shpresoj që edhe opinioni publik e vlerëson këtë befasi, nuk është marre me kanë në bashkëqeverisje PDK-VV sepse gjysma e VV-së janë PDK, ish-PDK dhe mendoj që është logjike”, tha Haradinaj në Pressing.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu