Haki Abazi: Nesër hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës

Të mërkurën me fillim nga ora 10:00 deputeti Haki Abazi shpall “vdekjen e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës” dhe pastaj ua “hap të pamën”. Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë duke u “mashtruar” nga “loja e ndytë” e kryeministrit, Albin Kurti.

“Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij. Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetëve përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi shtuar se “një popull nuk i nënshtrohet një njeriut” dhe kështu ka ftuar ata që ndjehen të “tradhtuar” t’i bashkëngjitën të mërkurë prej orës 10:00.

“Kushdo që ndjehet i/e tradhtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mëngjesit. Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike. Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, ka shtuar Abazi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu