Këshilli i Evropës – Burgjet në RMV më të pastra, por mbeten korrupsioni dhe trajtimi joadekuat!

Nëpër Burgjet e Maqedonisë së Veriut janë bërë përmirësime lidhur me higjienën dhe kushtet e qelive, por mbetet i pandryshuar trajtimi ndaj personave të privuar nga liria nga ana e policisë, kurse korrupsioni vazhdon të mbetet i pranishëm tek personeli i burgut – thuhet në Raportin më të ri të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës.

Raporti është përgatitur në bazë të shqyrtimeve të një ekipi të Komitetit gjatë vizitës periodike të vendit në Tetor të vitit të kaluar, kurse krahasimet janë bërë me vitin 2019.
Sic thuhet në dokument, fokusi i vizitës është vënë në trajtimin policor, duke llogaritur edhe ankesat për maltretim policor dhe kushteve në repartet e burgjeve në Tetovë, si dhe për trajtimin dhe kuhstet e jetës të pacientëve në dy spitale psikiatrike.

Në Raport, Komiteti konkludon se në Maqedoninë e Veriut nuk janë bërë progrese në trajtimin e të burgosurve nga ana e policisë krahasuar me vizitën e mëparshme të vitit 2019.

Komiteti vlerëson se trupi i formuar paradokohe për përgjegjësi policore respektivisht Mekanizmi për mbikqyrje të jashtme të policisë, duhet të mbështetet me miratimin e metodologjisë për zbatimin e hetimeve efektive për pretendimit për maltretime dhe tortura në bazë të rekomandimeve. Komiteti potencon se publikimi i raporit është bërë konform procedurës për publikim automatik me pëlqim të autoriteteve të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu