E dogjën veturën e drejtorit të “Idrizovës”, Prokuroria: Janë mbledhur dëshmitë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime kriminalistike të MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës një veturë zyrtare në pronësi të INP “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i institucionit, i është vënë flaka.

“Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth dhe po kryhen veprime të tjera”, thonë nga PTHP.
Ndryshe, MPB sot njoftoi se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J”.

“Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar...

Hoxha: Po fshihet e vërteta, Danella e largoi nga puna dhe i shkoi në lagje

Shkruan Xhezair Shaqir – Komandant Hoxha Çfarë do të thotë të jetosh me intrigat e mediave në ditët e sotme! Para disa javësh, të njëjtin djalë...

Zgjedhjet lokale, Kasami shpalos disa nga kandidatët

Njëri nga liderët e VLEN-it Bilall Kasami, në një intervistë për Alsat shpalosi ekskluzivisht se VLEN ka vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit,...

Haxhiu: Deri tani MD i ka dhënë 32 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në Hagë, i kemi përmbyllur obligimet tona

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në...

Dubai hap restorantin e parë të drejtuar nga inteligjenca artificiale

Në restorantin WOOHOO, ushqimi aktualisht përgatitet nga njerëzit, por çdo gjë tjetër – nga menyja te atmosfera dhe shërbimi – është projektuar nga një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu