Presidentja e re takon rektorët e universiteteve shtetërore

Presidentja Gordana Siljanovka Davkova sot i priti rektorët e universiteteve shtetërore “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universsiteti në Tetovë dhe “Nëna Terezë” – Shkup.

Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentes, në të cilën morën pjesë rektorja prof.dr. Biljana Angellova, rektori prof.dr. Jusuf Zejneli, rektori prof.dr. Dejan Mirakovski, prorektori prof.dr. Jove Talevksi dhe prorektori prof.dr. Beki fetai, u dërguan urime për zgjedhjen e presidentes Siljanovska Davkova dhe u shprehën pritje për bashkëpunimin e suksesshëm.

Siç është cekur në kumtesë, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për reformat rrjedhëse në arsimin e lartë me qëllim të adaptimit të institucioneve të arsimit të lartë ndaj tendeve globale dhe arritjeve të kritereve dhe standardeve evropiane.

Presidentja Siljanovsksa Davkova thekosi se si personalitet që vjen nga komuniteti akademik, do ta mbështesë nxitjen e veprimtarisë shkencore-hulumtuese, duke cekur se arsimi i lartë është kyç për prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe ngritje e cilësisë së tij duhet të jetë prioriteti ynë kryesor.

Në tkaim SIljanovsksa Davkova theksoi se nevoja institucionet shtetërore së bahsku me universitetet t’i intensifikojnë përpjekjet për shfrytëzim më të plotë të r esurseve nga mekanizmat e BE-së dedikaur për arsimin e lartë dhe të shfrytëzohet mundësia që studentët e vendit dhe kuadri akadmeik të kenë nivel të rritur të bashkëpunimit përmes projekteve të programit Erasmus+ të Komisionit evropian.

“Në drejtim të nxitjes së zhvillimit përmes shkencës, digjitalizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, preidentja e ceki gatishmërinë e saj si profesoreshë me përvojë shumëvjeçare në arsimin e lartë të ndihmojë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit për të gjithë të rinjtë, promovimin e lojllojshmërisë kulturore, nxitjes së inovacioneve dhe përmirësimit të shkathtëssive teknologjike tek të rinjtë”, ceket në kumtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu