“E tërhoqi zvarrë dhe e kërcënoi”! Polici e rrahu bashkëshorten, ngritët padi penale kundër tij

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është parashtruar kallëzim penal kundër një polici nga Prilepi, pasi i njëjti dyshohet se e ka ushtrua dhunë dhe e ka kërcënuar ish bashkëshorten e tij.

Bëhet fjalë për policin me iniciale M.K. i cili ngarkohet për veprën penale “cenim i sigurisë gjatë ushtrimit të dhunës në familje”. Përskaj kësaj, edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në kuadër të MPB-së ka ngritur procedurë disiplinore.

“Për shkak të veprimit në kundërshtim të nenit 36 paragrafi 2 nga Kodi etik i punonjësve të MPB-së, ka parashtruar propozim për realizim të procedurës për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës në bazë të nenit 210 paragrafi 1 të marrëveshjes Kolektive në MPB dhe ka shqiptuar masa të detyrueshme për marrjen e armës. Gjegjësisht, më datë 31.01.2024 në Prilep i denoncuari M.K. në mënyrë agresive është sjellë ndaj ish bashkëshortes, e ka tërhequr për duar dhe e ka kërcënuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu