Kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk respekton heshtjen zgjedhore, tenton ndikimin tek votuesit

Kryetari i Alternativës, pjëse e partive opozitare ka shkelur heshtjen zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse sot, liderët, kandidatët po edhe partitë politike nuk kanë të drejtë të flasin për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen nesër, për Gashin kjo nuk vlen. Ky i fundit, pak orë më parë ka shpërndarë një video material në rrjetet sociale ku bën apel qytetarëve që të dalin të votojnë për kandidatin e opozitës.

“Nesër janë zgjedhjet presidenciale, këto zgjedhje kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne. Prandaj si përfaqësues i juaji më lejoni që tu thërras ta ushtroni të drejtën për të votuar. Vota juaj vlen dhe është thelbi i demokracisë e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë”, ka thënë mes tjerash Gashi./indeks.mk
Video është edhe më e gjatë, ju ftojmë ta ndiqni shkeljen e Gashit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu