Votojnë banorët e shtëpive të të moshuarve: Më parë votonim me gajde dhe tupanë, rregulloheshim si për dasmë

Këto janë të banorët e shtëpisë së të moshuarve “Nënë Tereza”. Pasi votuan janë ulur dhe po e shijojnë kafenë së bashku. Nuk e dinë as vetë sa palë zgjedhje kanë kaluar por thonë se gjithnjë votojnë. Për ta dita e zgjedhjeve është e rëndësishme dhe e përcollën edhe me këngë.

“Më herët ishte shumë më interesant, votonim me muzike, me gajde dhe tupanë… me festë. Ishte punë e madhe, njerëzit rregulloheshin si të shkojnë në dasma. Ajo u humb tani pak, shkuam në kohë bashkëkohore megjithatë është mirë të ketë qetësi në vend, të merren vesh për gjithçka dhe të kenë gjuhë të përbashkët”, tha një pensionist.

Pensionistët porositën politikanët që të krijojnë një ambient më të mirë për të rinjtë që të mos ikin nga vendi, si dhe porositën të tjerët që të dalin për të votuar.

“Na pengon që ikin të rinjtë, pyes përse, sepse nëse e kanë mirë këtu nuk ikin në vend të huaj, duhet të mbesin në vendin ku janë lindur e atë le ta rregullojnë, sepse Maqedonia do t’i ngel pensionistëve e prej nesh nuk ka asgjë”, theksoi një pensionere.

“Votimi shkoi mirë, kishte rregull, këtu kemi votuar katër herë gjithsej. I rekomandoj të gjithëve që të realizojnë këtë të drejtë sepse mosdalja në zgjedhje nuk është kulturë”, deklaroi një pensionere. Nga gjithsej 66 banorë sa numëron kjo shtëpi, të drejtën e votës e realizuan gjithsej 46 të moshuar.

“Votimi shkoi shkëlqyeshëm nga gjithsej 66 persona, votuan 46, e të tjerët do ta realizojnë të drejtën e votës në vendet ku jetojnë. Votimi shkoi më së miri”, theksoi Dean Petrov – udhëheqës i shtëpisë së të moshuarve “Nënë Tereza”.

Ndryshe përveç të moshuarve në shtëpitë e pleqve, sot votojnë edhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe diaspora.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu