Zgjedhjet presidenciale/ Aktivitete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, janë akredituar gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, prej të cilëve 342 vëzhgues dhe përkthyes vendor dhe 568 të huaj. Për shkak të procedurës së ndërrimit të dokumenteve që janë me emrin e vjetër të shtetit, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim apo dokument të udhëtimit që u ka skaduar afati në periudhë prej nëntë muaj deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Për herë të parë, zgjedhjet mbahen ditën e mërkurë dhe jo të dielën, me ç’rast 24 prilli dhe 8 maji do të jenë ditë jopune. Autobusët e Ndërmarrjes për Transport Publik “Shkup” në ditën e zgjedhjeve do të punojnë sipas orarit të së dielës. Në zyrën e Avokatit të popullit, të mërkurën prej orës 7:00 deri në orën 19:00, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç kumtoi Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup por edhe zyrat rajonale në Strumicë, Kërçovë, Tetovë, Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Avokati i popullit paralajmëron se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cilat, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu