Osmani: Nga vendimi i të rinjve varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme ofron

Nga vendimi i të rinjve, sipas kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme do të ofrojë. Ai këtë e theksoi në takimin e sotëm me të rinjë në “Mala Stanica” në të cilin i prezantoi politikat dhe aktivitetet e planifikuara rinore.

” Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarë që votojnë për herë të parë, jo për të diskutuar me ta se çfarë përcaktimi duhet të kenë gjatë votimit të tyre të parë, por, për frymëzim, për pasionin që ato sjellin në demokraci, për rëndësinë e votës, për sakrificat që ka bërë njerëzimi për të arritur në të drejtën e votës. Për përgjegjësinë që mbart zëri në përcaktimin e të ardhmës”, deklaroi Osmani pas takimit.

Siç shtoi, duke parë vendosmërinë dhe gatishmërinë e të rinjve, nuk duhet të kemi frikë për të ardhmen.

Османи средба со млади

Vota nuk është vetëm e drejtë, vota është shtyllë e demokracisë por edhe përgjegjësi e madhe, sidomos në këto zgjedhje kur vendi do të vendosë nëse do të zgjedhim izolimin apo integrimin. A do të zgjedhim ofertën që kërkon 61 deputetë për të përjashtuar pjesën tjetër të komuniteteve nga vendimmarrja, apo, nga ana tjetër, ofertën e Frontit Europian që ofron bashkëjetesë, përfshirjen e të gjithëve në vendimmarrje të përbashkët, për një Maqedoni të Veriut më të pasur, më të sigurt dhe më evropiane”, tha Osmani. Në takim ndër të tjera ka folur edhe për luftën hibride dhe lajmet e rreme.

“Kjo është e një rëndësie të veçantë për ata që votojnë për herë të parë. Të ketë burime të besueshme informacioni. Për të kontrolluar informacionet. Sepse lajmet e rreme nuk janë thjesht një mjet fushate për të pështyrë kundërshtarin. Këto janë instrumente sistematike, të menduara mirë të forcave globale, të forcave rajonale, por edhe të forcave të brendshme që duan të gjallërojnë besimin e qytetarëve në institucionet që duan të pasivojnë të rinjtë nga pjesëmarrja në aktivitete politike”, tha ai.
Osmani theksoi se nga vendimi i të rinjve varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme ofron.

“Prandaj, fushata ime jo vetëm ishte pozitive dhe konstruktive, por në asnjë moment nuk ishte burim lajmesh të rreme, nuk ishte burim fyerjesh dhe sulmesh ndaj kundërshtarëve politikë. Kam pasur rastin të vizitoj çdo fshat, çdo vendbanim, çdo qytet, çdo fabrikë, dyqan të vogël, madje edhe një shtëpi kudo që është e mundur në këto 20 ditë dhe ku Fronti Europian ka strukturat e veta për të kërkuar mbështetjen tuaj, për kandidaturën për president të shtetit. Duke pasur parasysh se kjo kandidaturë sjell një rrugë të sigurt drejt së ardhmes evropiane në pesë vitet e ardhshme”, shtoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu