Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

Gjatë ditës qindra qytetarë të Kosovës janë ndaluar në Serbi teksa kishin hyrë për të kaluar nëpër shtete të tjera të Evropës. Kjo shkaktoi reagime nga Kosova dhe të Bashkimit Evropian që tha se Serbia po e shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë. Por, Ministria e Brendshme e Serbisë e ka mohuar që ka pasur ndalim të planifikuar duke i paraqitur si vonesa normale. Përmes një komunikate thuhet se gjithçka ka të bëjë me çështje sigurie.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë lidhur me akuzat për ndalim të autobusëve me shenja regjistrimi nga territori i Kosovës në vendkalimet kufitare, thekson se këto akuza janë të pabaza dhe se policia nuk ka ndaluar askënd ose nuk ka penguar hyrjen kalimi i ndonjë qytetari nga territori i Kosovës”, thuhet në njoftim. Më tutje thuhet se janë duke u kryer vetëm kontrolle sigurie duke shtuar se qytetarët e Kosovës mund të hyjnë pa u penguar.

“Kontrolli i të gjithë udhëtarëve në vendkalimet kufitare është duke u zhvilluar dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, të gjitha me qëllim rritjen e sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë vonesa më të gjata në vetë kalimin kufitar. Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë thekson se të gjithë qytetarëve nga territori i Kosovës u lejohet hyrja e pa penguar dhe refuzon fuqishëm insinuatat se atyre u ndalohet hyrja për shkak të posedimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos përhapin panik dhe të informojnë rrejshëm publikun”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu