Arben Taravari: Qytetarë janë përcaktuar për ndryshimin, e ndryshimi është me VLEN-in

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, nga tubimi qendror i koalicionit në Kumanovë, tha se këtë rradh jemi bashkuar për të fituar. Ai tha se e kanë dëgjuar zërin e popullit për tu bashkuar ndërsa është edhe bekimi i kryeministrit Alibn Kurti.

“Jemi treguar fisnik me njëri tjetrin sepse qëllimin e kemi të artë, ndryshim dhe vetëm ndryshim, nuk ka alternativë tjetër në këto zgjedhje. Kështu po duket situata. Ne i kemi dyert e hapura kudo që shkojmë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Këtë gjë fatkeqësisht nuk mund ta themi për kundërkandidatin tim, ai i ka mbyll derën vetes”, deklaroi Arben Taravari, raporton SHENJA.
Taravari mes tjerash numëroi katër shtyllat e programit të tij, duke thënë se bëhet fjalë për një program përbashkues pa mashtrime dhe pa fjalë të kota.

“22 vite keqqeverisje janë shumë. Tashmë është bërë e papërballueshme kjo situatë. Neve po e shohim se sa i nevojshëm është ndryshimi, më shumë se sa që ne po e potencojmë, këtë fakt po na e tregon gjendja në teren, bisedat e përditshme me qytetarët dhe skandalet e përditshme e aktorëve institucional e shtetëror”, u shpreh Taravari, duke shtuar se është i bindur se qytetarët janë përcaktuar për ndryshim, e ndryshimi është me VLEN-in.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu