Skandal në Policinë e Malit të Zi: Inspektorët organizuan orgji, publikohen fotot prej stacionit policor!

Në opinion u bënë publike disa fotografi të realizuara brenda zyrave të Policisë malazeze në Kotor më 30 korrik të vitit 2020, ku dy inspektorë organizuan një orgji.

Sipas gazetës “Borba”, këta dy inspektorë organizuan orgjinë me dy gra dhe gjithçka u koordinua përmes një telefoni të koduar, ku informohet se njëri prej tyre është polic Lj. M., i cili akuzohet se është në krye të klanit “kavaçki”.

“Borba” bën me dije se ka marrë në dorë këto fotografi, të cilat i ka publikuar dhe ato janë pjesë e dosjes që Europol u ka dërguar autoriteteve kompetente rreth mesazheve të kapura.

Një nga dy gratë në këto fotografi ishte në qendër të një skandali një vit më parë, kur i dënuari Gj. P., i cili po vuante dënimin në Spitalin e veçantë për psikiatri në Kotor, publikoi një fotografi ku ishte në dhomën e spitalit me një femër të zbathur dhe një tjetër pjesërisht të zbathur, e veshur me uniformën e një punonjëse shëndetësore.

Në fotografitë e përmendura duket qartë sjellja e papërshtatshme në stacionin e policisë, dhe kjo shoqërohet me mesazhet që njëri nga inspektorët i dërgon Lj. M.

https://x.com/borbaportal/status/1727586521065173465?s=46

 

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu