Saliu u përballë me ministrin e brendshëm. Toshkovski nuk ka parë sulm, por pengim të punës së forcave policore

Doli nga stacioni policor i Autokomandës, ndërsa lirimin e tij kolegët gazetarë, shokët dhe familjarët e pritën me duartrokitje.
Duke treguar plagët që ka marrë nga arrestimi, mohoi se ka sulmuar forcat policore, të cilat po intervenonin në konfliktin që kishte nisur mes policisë dhe tifozëve.

“U publikuan lajme se po bastiset shtëpia ime, që nuk është e vërtet, u publikuan lajme që është gjetur një armë pa u potencuar se ajo armë është me leje dhe dolën edhe ministri sa më treguan, nuk e kam lexuar saktë, më gjykoi me status Facebook, duke thënë se kam sulmuar polic, le ta provojnë, le ta dëshmojnë, unë prej nesër nuk e punoj këtë punë”, tha Furkan Saliu, gazetar.

Ministri i brendshem Pance Toshkovski, në bazë të asaj që ka parë nga incizimet ka gjykuar se së paku ka pasur pengim të një zyrtari në kryerjen e detyrës zyrtare nga gazetari.
“Në përputhje me shënimet zyrtare që janë dorëzuar nga ana e policëve të cilët kanë qenë të sulmuar, i njëjti ka sulmuar person zyrtarë, sipas asaj që unë pash në incizim i cili ishte dorëzuar deri te unë, unë personalisht pash pengim të personit zyrtar i cili po vepronte zyrtarisht”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.

Ndryshe Saliu bashkë me disa persona të tjerë u arrestua gjatë një ndeshje të ligës së tretë, kur tifozët u përfshinë në konflikt me forcat policore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu