Kasami dhe Taravari të gatshëm për heqjen e Balancuesit: Të gjejmë mekanizëm ku do të përfshihet meritokracia dhe përfaqësimi i etnive

Koalicioni i opozitës shqiptarë është i gatshëm të bisedojë edhe për idenë e VMRO-DPMNE-së, për heqje të Balancuesit, përcjell TV21. Bilall Kasami dhe Arben Taravari nga ky koalicion sot thanë se propozimi i tyre është që të gjendet mekanizëm që përveç përfaqësimit të etnive në administratën publike, të ketë parasysh edhe sistemin e meritave.

“Qëndrimi i koalicionit VLEN është se edhe në këtë rast ne jemi të gatshëm të flasim vetëm në rast kur kjo do të ishte zgjidhje më e mirë për përfaqësimin e të gjitha etnive në këtë shtet në të gjitha institucionet. Nëse mendohet se të gjithë ata që nuk janë maqedonas në definicion nuk janë të kualifikuar për administratë shtetërore, atëherë është e papranueshme. Nëse kërkohet në pjesën e përfaqësimit, përveç kësaj të jetë edhe kualiteti i njerëzve që do të jenë të punësuar, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Do të thotë të gjejmë zgjidhje që do ta ketë parasysh edhe meritokracisë në pjesën e punësimit në administratë”, tha Kasami.

“Këtë e kemi thënë, jemi të gatshëm për gjithçka të bisedojmë. Të gjejmë mekanizëm tjetër, që është i ngjashëm me Balancuesin, në të cilin edhe përkatësia etnike por edhe sistemi i meritave do të parashihen. Ne jemi të gatshëm për të biseduar për këtë. Kështu që, nëse ulemi , unë shpresoj kushdo, nuk e di se kush do të fitojë, duhet t’i harmonizojmë punët. Qëndrimet tona dhe të tyre”, deklaroi Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu