Osmani: Mund të kemi qeveri kombëtare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese! Kundërpërgjigjet Mexhiti: Qeveri për shpëtimin e Bujarit dhe BDI-së

Në një intervistë, kandidati për president nga radhët e Frontit Europia, Bujar Osmani tha se nuk do të ketë Qeveri pa realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që për këtë qëllim, të formohet në të ardhmen edhe qeveri kombëtare.

“Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese. Është një deklaratë e qartë e të gjitha partive politike që konsiderojnë se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për ne. Pra, do të përdoren të gjitha opsionet, nga mundësia e formimit të një qeverie kombëtare deri tek ajo e shpëtimit. Dhe prandaj them se konsensusi, konsensusi shtetëror, në këtë periudhë kritike, është më i rëndësishmi, sepse vendi është në udhëkryq, ne po zgjedhim mes dy drejtimeve. E ardhmja e ndritur në Bashkimin Evropian apo izolimi dhe mungesa e perspektivës”, tha Osmani.

I pyetur për idenë një Qeveri gjithëpërfshirëse që do të realizonte ndryshimet kushtetuese, Izet Mexhiti nga opozita shqiptare tha se këto ndryshime për VLEN-in janë top prioritet, por që sipas tij, Osmani me këtë ide po përpiqet ta shpëtojë BDI-në.

“Ai kur flet për qeveri të zgjeruar dhe opsione të tjera, e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve të vet për rreth pas skandaleve të shumta korruptive, se ato duhet të kenë llogari dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ato, pra kërkojnë një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe BDI-në dhe jo Qeveri shpëtimi për qytetarët apo për integrimin e vendit. Ato vazhdimisht 4 vitet e fundit kanë folur për integrimet europiane, për ndryshimet kushtetuese, për 80 deputetë në Parlament dhe gajlen e kanë pasur se si t’i kenë 61 deputetë në Parlament”, deklaroi Mexhiti.

Maqedonia e Veriut tashmë ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, por për hapjen e kapitujve nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave në Kuvend, me çka pjesë e Kushtetutës do të bëhej komuniteti bullgar dhe disa etni të tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu