Avokati i Popullit: Është në rënie numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimin e respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 ka sjellë një analizë të situatës në fushën e drejtësisë, veçanërisht në lidhje me performancën e prokurorive. Ku theksohet se numri i ankesave të dorëzuara në prokurori në krahasim me vitin 2022 ka pësuar një zvogëlim prej 24 rasteve, duke arritur në totalin e 63 ankesave për vitin 2023. Ndërkohë, është vlerësuar se ky zvogëlim është për më shumë se 38% në krahasim me vitin e mëparshëm, një tregues që interpretuar si rezultat i përpjekjeve të Prokurorisë Publike për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të ngjallur më shumë besim te qytetarët në punën e prokurorive.

Për sa i përket përmbajtjes së ankesave, është evidentuar se shumica e tyre janë adresuar prokurorive themelore publike (51 ankesa), ndjekur nga një numër më i vogël që janë drejtuar në Prokurorinë Themelore Publike për Krime të Organizuar dhe Korrupsion (4 ankesa), dhe në Prokurorinë Publike të RMV(3 ankesa). Ky fakt theksohet si indikacion i rëndësisë së prokurorive themelore publike në lidhje me kontaktin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionin e drejtësisë.

Liverpooli po tenton ‘të pamundurën’ – ofron 150 milionë euro për top yllin e Real Madr…Kylie Jenner tregon linjat mahnitëse, në imazhe të reja për fushatën e “Sam Edelman”Guardiola rrezikon seriozisht të mbetet pa shërbimet e dy yjeve për duelin me Real Madr…Lufta në Gaza – ku i merr armët Izraeli?Fansat zbuluan mesazhin e fshehtë dhe ofendues në topin e ndeshjes që mori Cole Palmer
Megjithatë, përkundër zvogëlimit të numrit të ankesave, raporti thekson se disa prej tyre kanë përshkruar mosveprimin e prokurorisë pas kallëzimeve penale ose zvarritjen e procedurave, duke shprehur pakënaqësi për vendimet e marrura. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime, duke përfshirë dorëzimin e vendimeve të prokurorisë së palëve dhe mundësinë për të ankuar në prokuroritë më të larta publike, veprime më të shpejta dhe respektimin e afatit prej 3 muajsh për të njoftuar prokurorin më të lartë publik dhe ankuesin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu