Selmani: Qeveri monoetnike, pa shqiptarët, mision i pamundur

Analisti politik dhe ish-kandidati për president, Imer Selmani, në TV21, ka komentuar qëndrimet e Aleksandër Nikollovskit, i cili tha se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe se do të diktojnë kushtet, përkundër indikacioneve të të dy blloqeve shqiptare, VLEN dhe “Fronti europian”, se qeveri pa shqiptarë nuk është e mundur dhe se nuk pranojnë koalicion me askënd pa ndryshimet kushtetuese.
Selmani tha se “Qeveria monoetnike në Maqedoni është mision i pamundur”. Sipas tij, është e vështirë që një parti të fitojë 61 deputetë.

“VMRO, pavarësisht nëse ishin kundër amendamenteve kushtetuese, por gjithmonë kanë thënë se janë kundër amendamenteve nën diktimin bullgar, dhe gjithmonë ka presje, dhe kinse kanë ofruar propozimet e veta, që është pranimi i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar. Se këto do të jenë kërkesat e fundit të të gjithëve. Është shumë e mundshme për mendimin tim, dhe nëse kemi një situatë ku VMRO-DPMNE merr mandatin dhe kërkon të formojë qeveri, do të duhet të përballet me kërkesat e partive shqiptare dhe të dy koalicionet kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në një qeveri që nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu