Ahmeti: Ndikimet nga partitë jashtë Maqedonisë nuk na pengojnë fare, për ne rëndësi ka forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore

I ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha që animet dhe involvimet e partive politike nga Kosova apo Shqipëria nuk janë pengesë për veprimtarinë e BDI-së gjatë procesit zgjedhor, sipas Ahmeti më mirë do të ishte që këto parti të fokusoheshin në focimin e interesave dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Secili personalitet dhe drejtues i partive politike i bën llogarit e veta. Unë asnjëher nuk kam ndërhyrë në politikat e brendëshme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nuk kam mbajtur as anë. Për ne me interes madhor ka qenë dhe mbeten raportet ndërshtetërore, dhe këtë e kemi dëshmuar dhe me veprimtari ku janë nënshkruar dhjetra marrëvesje me Kosovën dhe Shqipërinë, në fusha të ndryshme si në infrastrukturë dhe në çështjet e sigurisë, se dhe kryesore për ne ka qenë realizimi i objektivit të anëtarsimit të vendeve në BE, por gjithmonë duke qenë ndihmesë shumë e fortë që dhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

Involvimet dhe animet që bëhen janë të përkohshme që nuk na pengojnë fare në këtë drejtim, dhe nuk do të ishte mirë sepse nuk gjykojnë njëlloj si anëtarët e BDI-së dhe votuesit e BDI-së, dhe normalisht që edhe ata i irriton sepse votuesit tanë nuk duan përplasje mes subjekteve politike, mes shqiptarëve si në Kosovë dhe Shqipëri, por duan që e tërë veprimtaria jonë të kordinohet në çështje madhore të interesave shtetërore.

Kjo çështje mund të ketë edhe pasoja sepse do të nxisë kurreshtjen që edhe sërbët të bëjnë partinë e vete dhe të ndërhyjnë në proceset zgjedhore në Maqedoni, por edhe në vendet tjera si në Bullgari. Pse të mos hapet kjo çështje edhe në partitë e Shqipërisë që edhe ata të zgjasin degët e tyre tek ne, dhe Maqedonia do të bëhen një shesh për përshesh këtu me parti politike nga shtetet fqinje. Kshtu që këto janë vlerësimet e mija që shumë ma e dobishme do të ishte të forcoheshim marrëdhëniet tona ndërshtetrore. Kjo nuk do të bëjë që ne të ndalim hapin për mbështetetjen e Kosovës, sepse ajo është një pikë e dobët për ne”, tha Ahmeti.Top24

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu