Тë hënën Shkupi pa transport publik! Vetëm nga një autobus në të gjitha linjat për shkak të nxënësve?

Për shkak se të punësuarit nuk e kanë marrë rrogën e dhjetorit, autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik nga e hëna nuk do të qarkullojnë, edhe pse është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, thonë nga Sindikata e NQP-së, përcjell TV21. Nga Sindikata shtojnë se nesër do ta shqyrtojnë mundësinë nëse të hënën në mëngjes do të ketë nga një autobus në të gjitha linjat për nxënësit, duke marrë parasysh se fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor.

Kryetari i Sindikatës, Miqo Stojanovski në një deklaratë për MIA tha se i përmbahen vendimit të tyre – se transport publik nuk do të ketë të hënën, kur është thirrur seanca e Këshillit të Qytetit ku si pika e vetme e rendit të ditës duhet të votohet për subvencionet e ndërmarrjes në vlerë prej 11 milionë eurove.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN për Kostovskin? A ia siguroi Zeqirja Ibrahimi mbi 400 vota Darko Kostovskit në Luboten?

Zgjedhjet lokale në Komunën e Butelit kanë zbuluar marrëdhënie të errëta politike midis koalicionit shqiptar VLEN dhe partisë maqedonase VMRO-DPMNE, me një seri ngjarjesh...

Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III në Londër

Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga Mbreti Charles III në Londër, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Në foton e publikuar, shihet momenti...

Skandal në sportin shqiptar: KB “Shkupi” suspendohet nga të gjitha ligat!

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga...

Arbër Ademi: Kërkojmë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, deklaroi...

Darko Kostovski qafë për qafë me Rasim Muratin: Fitorja në Butel është fundi i kryengritjes politike të BDI-së

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke e cilësuar fitoren e VMRO-DPMNE-së si “historike” dhe si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu