Zvicra e Xhakës siguron tre pikët ndaj Hungarisë

Ishte mëse e pritshme. “Helvetët” e Zvicrës nuk kanë zhgënjyer në asnjë moment, në sfidën e parë të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa kanë dominuar në lojë dhe kanë arritur të sigurojnë, një fitore me rezultatin e thellë, 3 me 1, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, përballë Hungarisë, në sfidën e vlefshme për Grupin A, të Euro 2024.

Golat për djemtë e teknikut, Murat Yakin erdhën që në pjesën e parë të sfidës, teksa fillimisht ishte 27-vjeçari i Ludogorets, Këadëo Duah, që në minutën e 12’-të të ndeshjes dhe 30 minuta më vonë ishte Michel Aebischer, i cili dyfishoi shifrat. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, Barnabas Vargas ngushton diferencën në 1 me 2, falë krosimit të Szoboszlai, mirëpo vetëm kaq pasi Zvicra mori sërish në dorë “frenat” e lojës, duke arritur të shënojë edhe golin e 3-të në “frymën e fundit” të sfidës, për të “vulosur” gjithçka.

Kështu, Zvicra ngjitet në kuotën e 3 pikëve, në Grupin A, po aq sa Gjermania e vendit të parë, por renditen poshtë këtyre të fundit, për shkak të fitores së thellë, që “Pancerat” siguruan ndaj Skocië. Ndërkaq, në sfidat e radhës Zvicra do të ndeshet me “ishullorët” skocezë, ndërsa Hungaria me Gjermaninë. /i.m /abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu