Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë drejtimin në dhjetë komuna, nga Çairi deri në Tetovë.

Në një reagim publik, Kurti vlerësoi se dy kandidatët e këtij koalicioni, Izeti dhe Bilalli, kanë triumfuar me meritë falë projekteve konkrete dhe punës së ndershme, njëri që në raundin e parë, tjetri pas balotazhit, por të dy me diferencë të thellë.

Sipas Kurtit, ky rezultat është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it dhe i vullnetit për ndryshim te shqiptarët, duke e cilësuar si një “shans të madh për reforma në Maqedoninë e Veriut”.

Ai theksoi se në 15 muajt e parë të qeverisjes, VLEN-i ka demonstruar “duar të pastra, pa korrupsion e skandale”, duke krijuar një dallim të qartë etik me qeverisjet e mëparshme.

Kurti shtoi se kjo frymë e ndryshimit ka sjellë bashkëpunim të hapur dhe shumëdimensional mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga takimet ndërqeveritare e deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit.

“Kosova mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoninë e Veriut, si një dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tonë,” përfundoi Kurti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu