Zjarri në spitalin modular të Tetovës/ Anulohet për herë të tretë seanca e rigjykimit

Për të tretën herë pas kthimit të lëndës për rigjykim, është anuluar seanca gjyqësore për rastin e spitalit modular, këtë herë për shkak të mungesës së gjykatësit Jordan Vellkoski.

Ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, ka shprehur shpresën se Gjykata Themelore do të marrë në konsideratë vendimet e Gjykatës së Apelit, e cila ka kthyer çështjen për rigjykim. Sipas tij, ky veprim i Apelit përbën një mundësi që të bëhet drejtësi.

Një nga familjarët e viktimave, Mumin Ismaili, ka deklaruar se stërzgjatja e këtij procesi është në dëm të tyre. Ai theksoi se çdo seancë e anuluar i rikthen dhimbjet dhe kujtimet e hidhura për humbjen e të afërmve.

Ngjarja tragjike në spitalin modular të Tetovës ndodhi më 8 shtator 2021, ku zjarri mori jetën e 14 viktimave, shumica e të cilëve ishin pacientë që po trajtoheshin për COVID-19. Gjatë gjykimit të parë, Gjykata Themelore në Tetovë dënoi me kusht Artan Etemin dhe Florim Besimin, ndërsa liroi nga akuzat Boban Vucevskin. Spitali i Tetovës u gjobit me një shumë të hollash. Megjithatë, pas ankesave, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen për rigjykim dhe hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë. Pavarësisht kësaj, rigjykimi ende nuk ka filluar, duke shkaktuar frustrim dhe shqetësim te familjarët e viktimave, të cilët kërkojnë drejtësi për të dashurit e tyre. Vlen të theksohet që përveç mungesës së gjykatësit në dy seancat e fundit kanë munguar edhe përfaqësues nga Spitali Klinik i Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aktorja shqiptare: Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe...

Netanyahu thërret Smotrich dhe Ben-Gvir për takim urgjent mbi marrëveshjen Gazës

Rezultati i takimit të sotëm mund të përcaktojë nëse Qeveria izraelite mund të ecë përpara me marrëveshjen - apo të përballet me një kolaps...

Ngjela: Bashkimi i Kosovës me shqiptarët e Maqedonisë – projekti i ri strategjik në shërbim të Amerikës?

Shkruan: Spartak Ngjela Politika amerikane në Gadishullin Ilirik po kuptohet se po e pret bashkimin e Bullgarisë me pjesën bullgare të Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që...

“Më sjell mëngjesin në shtrat…” Anita rrëfen dashurinë me Ramushin

Anita Muçaj Haradinaj, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, tregoi njohjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Anita u shpreh se...

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu