Zjarri afër Bllacës nuk është shuar ende, 7 zjarre aktive në RMV

Në Maqedoninë e Veriut janë shtatë zjarre aktive mes të cilëve edhe zjarri afër kufirit me Kosovën në Bllacë, shkruan Portalb.mk.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, në 24 orët e fundit ka 7 zjarre aktive, 1 i lokalizuat, 1 nën kontroll dhe 23 janë shuar.

Zjarret aktive janë në Komunat e Prilepit, Makedonsi Brod, Çashkë, Çuçer Sandevë, shutë Orizare, Dojran dhe Kriva Pallankë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se mbrëmë, në zonën e Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e djegies së barit të thatë.

Zjarri u raportua menjëherë në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe në stacionin e zjarrfikësve, pas së cilës shërbimet kompetente ndërhynë shpejtë e me efikasitet dhe e lokalizuan atë në kohën më të shkurtër të mundshme. Nuk pati dëme materiale në mjediset e spitalit, as nuk u kërcënua siguria e pacientëve dhe punonjësve. Puna e spitalit është duke vazhduar pa pengesa”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Në zjarrin afër Bllacës, në afërsi të Lumit Lepenc u dogj një person dhe disa bagëti.

Maqedonia e Veriut, ngjashëm si vitin e kaluar, edhe këtë verë po përballet me zjarre masive të pakontrolluara.

Problem në këtë drejtim mbetet mungesa e pajisjeve dhe burimeve njerëzore në përballjen me zjarret.

Për të zbutur këtë situatë, pritet që 400 zjarrfikës të përkohshëm do të punësohen dhe të vendosen në Brigadat e Zjarrfikësve Komunal, që është gjysma e numrit të nevojshëm.

Kujtojmë që në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Ndryshe, viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e programit të Kopernikut,

Madje, në gushtin e vitit të kaluar vendi e aktivizoi Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të BE-së për shkak të numrit të madh të zjarreve. Si rezultat, dhjetë ekipe zjarrfikëse ajrore nga gjashtë vende të ndryshme anëtare të BE-së u vendosën në të gjithë vendin për të luftuar zjarret.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu