Zijadin Sela: Albin Kurti ndihmoi fuqizimin e VMRO-së me idenë për Taravarin president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqizimin e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, përmes përkrahjes së kandidaturës së Arben Taravarit për president të shtetit.

Në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Sela zbuloi se Kurti i kishte propozuar që Taravari të dilte kandidat për president, në një takim të zhvilluar më 4 janar 2024 – pak kohë para se të shpërthenin përçarjet brenda koalicionit shqiptar në Maqedoni.

“Një prej faktorëve që VMRO është kaq e fuqishme sot është edhe Albin Kurti. Me idenë e nxjerrjes së Taravarit për kandidat për president, ai ka ndihmuar indirekt përçarjen e faktorit shqiptar. Albin Kurti duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë për situatën politike të krijuar,” deklaroi Sela.

Sipas tij, ndonëse nuk kishte kundërshtim personal ndaj kandidimit të Taravarit, çështja duhet parë në një kontekst më të gjerë strategjik për interesat e shqiptarëve.

“Në takimin e fundit që kam pas me z. Kurti më 4 janar 2024, para se të ndodhin problemet brenda për brenda, më është shtruar teza: ‘Ç’mendon ta bëjmë Taravarin kandidat për president’. Unë s’kam gjë kundër, por shtrohet pyetja: a duhet të kemi kandidat shqiptar për president?”, tha ai.

Sela theksoi se vetë Kurti, në të kaluarën, kishte bërë thirrje që vota shqiptare të mos shpërndahej në mënyrë që i ndihmon palës tjetër.

“Kam thënë: kujdes, se kjo del nga goja e një politikani që pesë vjet më parë ka bërë thirrje që vota shqiptare të shkojë për shqiptarët – por në rrethana të tjera,” u shpreh lideri i Aleancës për Shqiptarët.

Deklaratat e Selës vijnë në një periudhë tensioni të lartë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku ndarjet dhe lëvizjet e fundit kanë lënë pasoja të dukshme në përfaqësimin politik të shqiptarëve, ndërsa VMRO-DPMNE ka dalë përfituese në pushtet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu