Zijadin Sela: Albin Kurti më propozoi që Taravarin ta bëjmë kandidat për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka zbuluar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i kishte propozuar kandidimin e Arben Taravarit për president të Maqedonisë së Veriut.

Sela ka dhënë detaje për këtë bisedë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, duke treguar se propozimi i Kurtit ishte bërë gjatë një takimi më 4 janar 2024.

“Në takimin e fundit që kam pas me z. Kurti më 4 janar 2024, para se të ndodhin problemet brenda për brenda, më është shtruar teza ‘ç’mendon ta bëjmë Taravarin kandidat për president’. Unë s’kam gjë kundër, por shtrohet pyetja a duhet të kemi kandidat shqiptar për president,” ka deklaruar Sela.

Ai shtoi se për të personalisht nuk do të ishte problem ta kandidonte Taravarin, por theksoi se ka argumente pse shqiptarët nuk duhet të kenë kandidat për këtë post në rrethanat aktuale.

“Kam thënë: kujdes, se kjo del nga goja e një politikani që pesë vjet më parë ka bërë thirrje që vota shqiptare të shkojë për shqiptarët, por në rrethana të tjera,” theksoi lideri i Aleancës për Shqiptarët.

Deklaratat e Selës vijnë në një kohë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po kalon përçarje dhe ripërpozicionime pas zgjedhjeve të fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu