Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto ditë përballet me probleme lidhur me objektin e shkollës në fshatin Nerovë. Në bisedë me banorët, kryetaru Sela, në cilësinë edhe të deputetit të zonës, u zotua se këtë çështje do ta ngris edhe në Kuvend dhe në takimet me faktorin ndërkombëtar.

Të ngjajshme

Mickoski pret që emrat e rinj në Qeveri të dihen deri javën e ardhshme

Fjalimi i Kryetarit, Ziadin Sela:

“Ne sot erdhëm të shohim shkollën këtu në Nerovë (Krushevë) që është bërë objekt trajtimi i opinionit, të shohim punën e shkëlqyer që kanë bërë fshatarët me vetëiniciativë, objekt të ri pa asnjë kontribut fatkeqësisht nga shteti. Këtu është edhe shkolla e vjetër e cila nuk plotëson as minimumin e kushteve, të mos flasim për toaletet të cilat edhe ujë nuk kanë. Një objekt shkollor pa ujë, natyrisht që është vatër e infeķcioneve, sidomos hepatitit dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Kështu që edhe si deputet zone erdha që të shoh problemet me të cilat përballen këta qytetarë dhe të shohim, duhet tu gjejmë zgjidhjen e problemit tuaj. Besoj do ja dalim që Nerova të ketë një objekt dinjitoz shkolle, fëmijët të mësojnë në kushte të mira që të kemi gjenerata që rriten të shëndosha dhe jo gjenerata të cilat duke mos pas kushte të mund tu shfaqen edhe probleme shëndetësore. Unë e marr përsipër që ta trajtojmë si problematikë edhe në Parlament edhe në takimet edhe me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të depërtojë zëri deri tek të gjithë ata të cilët janë kundër shkollave, objekteve shkollore dhe me këtë edhe kundër normalitetit dhe jetës.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë

Politikologu Valon Bela përmes një postimi në profiline tij në FB ka denoncuar se në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë avansuar rreth 41...

Haradinaj: Kurti e ka dërguar Izet Mexhitin si ‘msit’ për ta kërkuar votën e Adem Hoxhës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Izet Mexhiti po qëndron në terren në Kosovë, duke kërkuar vota për të siguruar mbështetje për...

Anketat e fundit: Bie rejtingu i Bilall Kasamit!

Pas një sërë skandalesh që lidhen me kontratat mbi vepër, shitjen e tokave komunale dhe të parkingjeve, qytetarët e Tetovës nuk e mbështesin edhe...

Shporta minimale konsumatore në muajin maj ka arritur në 63.908 denarë

Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në maj janë rritur për 1.217 denarë në krahasim me prillin, tregojnë të dhënat që sot i ka...

“Qytetarët e vendit janë në rrezik të drejtpërdrejt nga ndotja e ajrit”

303 persona në 100 mijë banorë rrezikohen nga ajri i ndotur, ndërsa në kryeqytet rreth 1200 persona në vit vdesin si pasojë e ndotjes....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu