Ziadin Sela me thirrje për aktivistët: Shtëpia nuk ju ka harruar – ju presim aty ku gjithmonë keni ndier ngrohtësinë dhe krenarinë

Ziadin Sela, lideri historik i Aleancës për Shqiptarët, ka drejtuar një thirrje të ndjeshme dhe emocionale ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të kësaj force politike, duke kërkuar unitet, kthjellim dhe rikthim në vlerat e përbashkëta që i kanë bashkuar ndër vite.

Në mesazhin e tij, Sela u drejtohet me respekt dhe dashuri të gjithë atyre që, siç thotë ai, “Aleancën për Shqiptarët e kanë në zemër e në mendje dhe nuk e panë kurrë si mall për tregti”. Ai thekson se, pavarësisht vendimeve të kaluara apo ndikimeve të individëve të caktuar, beson thellësisht se anëtarët kanë ruajtur brenda vetes idealin, parimet dhe atdhedashurinë që karakterizonin Aleancën që në fillesat e saj.

Sela shprehet se nuk ka ndarje politike që mund të ndajë anëtarët nga fryma dhe familja e përbashkët politike. Ai thekson se shumë prej tyre ndiejnë dhimbje për degradimin e kësaj shtëpie të përbashkët politike, për të cilën janë sakrifikuar vite me radhë.

“Ju jeni më të fuqishëm, më të pastër dhe më të drejtë se çdo gabim, aventurë apo qëllim i errët i dikujt që u përpoq të keqpërdorë sinqeritetin tuaj,” thekson Sela, duke nënvizuar se nuk duhet lejuar që Aleanca të bëhet pazar interesash nga ata që nuk e kanë ndjerë kurrë si shtëpi.

Në vijim, ai përkujton se si lider nuk ka lejuar kurrë që anëtarët e ndershëm të goditen apo nënçmohen, as brenda strukturave, as nga jashtë, dhe se respekti i tij për ta mbetet i pandryshuar.

Në përmbyllje, thirrja e Selës merr formën e një rikujtimi emocional dhe të ngrohtë: kjo është shtëpia juaj dhe këtu është vendi juaj. Pa kërkuar kthime formale apo me kushte, ai shpreh besimin se ata që kanë ndjerë dikur ngrohtësinë, drejtësinë dhe guximin e kësaj familjeje politike, do ta gjejnë sërish veten në Aleancën për Shqiptarët – aty ku, siç shprehet, “filloi rruga me ideal dhe krenari”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albrim Hoxha reagon, por nuk mohon: Asnjë shqiptar nuk është avancuar – faji, sipas tij, i “VLEN-it të djeshëm”

Pas publikimit të lajmit nga portali ynë, ku zbuluam se në Ministrinë e Bujqësisë nuk është avancuar asnjë shqiptar në pozita më të larta,...

Ziadin Sela, zyrtarisht kandidat i Frontit Europian për Strugën

Fronti Europian ka zyrtarizuar kandidaturën e Ziadin Selës për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet lokale të ardhshme. Me këtë vendim, Sela rikthehet...

VAZHDON TRENDI: NË MINISTRINË E MBROJTJES PUNËSOHEN 25 MAQEDONAS 🇲🇰 DHE VETËM 1 SHQIPTAR 🇦🇱

Pabarazia në institucionet shtetërore nuk ndalet. Rasti i fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe...

Fati i kulturës në duart e bixhozit – Kur bigjozi sponsorison aktivitete kultorore

Bixhozi investon në kulturë – komedi e zezë me regji institucionale. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur austriak Johann Strauss,...

Përparim Avdili do të jetë kandidat për kryetar të Cyrihut, është me prejardhje nga Llojani i Likovës

Prparim Avdili, shtetas i Zvicrës, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, është propozuar nga partia e tij Liberale (FDP- Free Democratic Party of...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu