Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI

Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga akademia në ekipin kryesor.

Kjo lëvizje u bë për të freskuar ekipin më të mirë të vitit 2024, por që kishte pësuar rënie në pjesën e parë të vitit 2025, duke mos arritur asnjë finale të madhe.

Kalimi i “makazzes” në formacionin bazë nuk ishte çudi, pasi ai ishte shndërruar në talentin më të madh të NAVI Junior në dy vjetët e fundit.

Kjo akademi njihet për reputacionin e madh, pasi ndër vite ka ndërtuar programe të suksesshme që i kanë sjellur Counter-Strike lojtarë kualitativ si: Valeriy “b1t” Vakhovskiy, Ilya “m0NESY”

Osipov, Rodion “fEAR” Smyk dhe Daniil “headtr1ck” Valitov.

Një nga personat e parë në arenën ndërkombëtare që krijuan përshtypje pozitive ishte trajneri David “Kairi” de Miguel.

“Edhe pse ishte shumë agresivë, kishte edhe njohuri të mëdha për lojën dhe një zë të fortë brenda ekipit.”, kishte deklaruar trajneri i atëhershëm i NAVI Junior.

Gati dy vjet pas kësaj deklarate, makazze u promovua në ekipin kryesor të Natus Vincere.

Ndikimi i “juanflatroos”

Derisa bota po mësohej me talentin e adoleshentit kosovar, një figurë e rëndësishme e këtij sporti elektronik i paralajmëroi të gjithë për aftësitë e tij.

Flatron “juanflatroo” Halimi, krahas përkrahjes morale, ndihmoi makazzen me pajisje të reja dhe e shtyu drejt skenës së Counter-Strike kur ishte vetëm 15 vjeçar.

Pasi shpërthimit të makazzes tek NAVI, juanflatroo, tregoi rëndësinë e fenomenit kosovar.

“Është një moment krenarie e madhe për të gjithë ne. Pas gjithë atij rrugëtimi të vështirë, më në fund kemi dikë në elitën e kësaj gare. Shpresoj që të jetë frymëzim për të rinjtë dhe ta përfaqësojë

Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.”, ishte deklarata e juanflatroos.

Edhe ish anëtari tjetër i Bad News Eagles, Rigon “rigoN” Gashi, tregoi disponimin e mirë në rrjetet sociale për promovimin e makazzes.

“Jam shumë i lumtur që u promovua. Tani kemi të paktën një talent të ri kosovar/shqiptar që na përfaqëson. Nga ana e aftësive, është ndër më të mirët. I uroj vetëm sukses.”

Lëvizja e sezonit

Half-Life Television, e njohur si HLTV, mbulon ngjarjet e sporteve elektronike në botë.

Kjo redaksi përgatiti renditjen e 10-të lëvizjeve më të rëndësishme të sezonit të vjeshtës për vitin 2025 në Counter-Strike 2.

Në kryes të kësaj liste, e vendosi “makazzen”, i cili zëvendësonte Justinas “jL” Lekavicius, MVP i Majorit të Kopenhagës në vitin 2024 dhe lojtari i pestë më i mirë në botë.

Zëvendësimi i 26 vjeçarit nga Lituania me një adoleshent nga Kosova, nuk dukej i lehtë, megjithatë “makazze” në garat e para me ekipin ukrainas tregoi rezultate të mira.

Ai arriti vlerësimin 1.17 gjatë pjesës vendimtare të Majorit në Budapest, duke shkëlqyer në gjysmëfinale kundër FaZe, për të dëshmuar se është gati për skenën e madhe të Counter-Strike.

“makazze” konfirmoi atë që ish trajneri i tij nga Hungaria, Andras “coolio” Fercsak, kishte thënë pas kalimit tek ekipi i parë.

“Ai ka nevojë për hapësirë që të luajë mirë. Duhet të kuptojë më mirë aspektet makro dhe mikro të lojës, por nën drejtimin e B1ad3 është në vendin e duhur.”

“makazze” e mori hapësirën tek një nga ekipet më të mëdha në botë, duke u ulur jo vetëm përballë monitorit të lojës, por edhe medieve, sponsorëve dhe audiencës së madhe të Counter-Strike 2, duke

treguar pjekuri dhe profesionalizëm të lartë përballë presionit.

Drin Shaqiri u bë lojtari i parë nga vendi ynë, që përjeton rrethin më të lartë të një Majori në Counter-Strike, ndërsa një nga dëshirat e vitit 2026 është ta shohim me një trofe në këtë sport elektronik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu