Zhelina bëhet me Njësi të zjarrfikësve

Një kërkesë e kamotshme e komunave rurale dhe njësisë së zjarrfikësve të Tetovës ka qenë disperzimi nëpër komuna. Kjo kërkesë së fundmi ka gjetur mbështetje nga komuna e Tetovës dhe tashmë komuna e Zhelinës bëhet komuna e parë e cila do të ketë njësi të zjarrfikësve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka theksuar se në këtë mënyrë zjarrfikësit e Tetovës do të jenë më afër qytetarëve të kësaj komune, kurse në anën tjetër do të mund të intervenohet edhe në aksidente trafiku që ndodhin në autostradën Tetovë-Shkup.

“Në bazë të sistematizimit të ri, komuna e Zhelinës do të ketë njësitin e vet, komuna e Tearcës do të ketë njësitin e vet që do të mbulojë edhe komunën e Jegunocit, komuna e Bogovinës me njësitin e vet do të mbulojë edhe komunën e Bërvenicës. Në fazën e parë, njësia e zjarrfikësve do të ketë shërbim ditor, do të mbulohet tërë territori i komunës së Zhelinës dhe do të arrijmë të intervenojmë në kohë në shpëtimin e pronave dhe jetëve të qytetarëve”, tha Kasami.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është shprehur se kjo njësi e zjarrfikësve do të jetë më pranë banorëve në raste të zjarreve.

“Bëhet fjalë për një veprim të cilin çdo herë e kemi kërkuar, e kemi kërkuar edhe më herët, është mandati i dytë që kërkojmë të kemi njësitin e zjarrfikësve në Zhelinë dhe kryetari i komunës së Tetovës ka pranuar kërkesën dhe është më meritori që ne sot kemi njësit të zjarrfikësve dhe komuna e Zhelinës është komuna e parë rurale që ka këtë njësit”, deklaroi Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Për zjarre me përmasa më të mëdha ndihma do të vjen nga qendra respektivisht nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës, thotë Avni Ameti, komandant i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë.

“Kjo pikë do të funksionojë gjatë ditës, nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në orën 19 në mbrëmje. Gradualisht do të punojmë që kjo pikë në të ardhmen të jetë funksionale gjatë tërë kohës. Kjo bëhet me qëllim që të jemi më afër qytetarëve dhe shpresojmë që të hapim edhe dy pika tjera në komunat rurale”, deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë.

Kërkesa për decentralizimin e njësisë së zjarrfikësve ka ardhur për shkak se njësiti i Tetovës, ka mbuluar një territor të madh, edhe atë nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës e deri në Jazhinë në kufi me Kosovën, kurse nga ana tjetër, prej fshatrave më të thellë të Malësisë së Tetovës e deri në komunën e Zhelinës që është në kufi me komunën e Sarajit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu