Zhegrova, Muric dhe Muslija dhurojnë 4 mijë euro për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës

Futbollisti Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, të shoqëruar nga kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Agim Ademi kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

Ademi nga FFK ka bërë të ditur se FFK së bashku me Muslijën, Muric dhe Zhegrovën do të dhurojnë 4,000 euro për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës.

“Ju kujtohet, Dreni, djaloshi ynë i talentuar në SOS Fshat që është i apasionuar pas futbollit dhe ëndërron të luajë për Barcelonën? Dje ai edhe shumë fëmijë të tjerë në SOS Fshat patën një mega surprizë, kur në dyert tona në SOS Fshat trokitën Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, të shoqëruar nga kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Agim Ademi . Fshati gumëzhinte nga zhurma e fëmijëve që vraponin për të përqafuar yjet e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për të biseduar me ta. Pyetjet nuk kishin të sosur! Por Dreni kishte një pyetje të veçantë për Edonin: ai donte të dinte me kë ëndërron Zhegrova të luajë, dhe Edoni iu përgjigj se ëndrra e tij është të luajë në një ekip me Messin. Përderisa gardiani i portës së Kosovës, Muric, u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë të luajë basketboll. Dreni kishte sjellë më vetë edhe topin e tij të vjetër të futbollit, të cilin Zhegrova, Muric dhe Muslija e nënshkruan, që ta ketë si kujtim të kësaj dite. Dhe nuk mungoi as loja e futbollit, ku talenti i fëmijëve tanë i la të gjithë të habitur! Në fund, kryetari i FFK, Agim Ademi, njoftoi se FFK së bashku me Muslijën, Muric dhe Zhegrovën do të dhurojnë 4,000 euro për fëmijët tanë, një kontribut i jashtëzakonshëm për rritjen dhe mirëqenien e tyre. Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin Ademi, si dhe Muricin, Muslijen dhe Zhegrovën për këtë ditë të paharrueshme! Këto momente do të mbeten përjetë në zemrat e fëmijëve tanë!”, kanë shkruar SOS Fshatrat e Kosovës në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu