“Na përçmojnë, na fshijnë, na nëpërkëmbin” ~ Ahmeti bën thirrje për zgjim kombëtar më 19 tetor

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me forcë pas skandalit të fundit në Kumanovë, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli u dëgjuan thirrje të rënda me përmbajtje raciste dhe antishqiptare. Ai shprehu solidaritet të plotë me indinjatën e qytetarëve, duke theksuar se problemi nuk qëndron vetëm te incidenti i fundit, por te një fushatë e përditshme, sistematike, që synon të zhbëjë çdo arritje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga përbuzja e përditshme ndaj barazisë, marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe afrimit tonë me Europën,” – deklaroi Ahmeti.

Ai e ktheu reagimin në një thirrje të qartë politike për mobilizim qytetar më 19 tetor, kur Maqedonia e Veriut do të zhvillojë zgjedhje parlamentare.

“Është koha t’i thuhet njëzëri dhe masivisht: MJAFT MË! Mjaft përbuzjes, ofendimeve, nënçmimit, përkuljes, përndjekjes dhe eksperimenteve të vazalitetit. Më 19 tetor, populli do flasë shurdhueshëm zëshëm kundër këtij devijimi të rrezikshëm drejt lindjes autoritare,” u shpreh ai.

Ahmeti paralajmëroi se çdo përpjekje për të zhbërë ekuilibrat e ndërtuar me shumë mund përmes Marrëveshjes së Ohrit është një kthim mbrapa dhe një tradhti ndaj rrugës europiane të vendit.

“Po ndodh populli… bashkë,” përfundoi ai, duke sinjalizuar nisjen e një mobilizimi të gjerë kundër çdo forme të diskriminimit dhe përjashtimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu