Zgjidh e Merr…! (Medai Shaholli)

Kjo është tabloja që tregon qartë për ladutërinë e partive politike për t’u pasuruar, e paraqitur më poshtë në karikaturën e ilustruar, ku saherë që vijnë në pushtet ato, fillojnë të zhvasin dhe të rrëmbejnë tendera dhe leverdi të tjera të pushtetit, deri aty sa edhe nga zyrat qeveritare nuk lënë gjë t’u ik, i zhvatin të gjitha, çfarë t’u shoh syri e ç’t’i zë dora!
Në bisedat mes tyre ata thonë ne nuk jemi altruistë dhe shoqatë bamirëse që t’u shërbejmë varfanjakëve dhe idiotëve të padobishëm që zvarriten korridoreve dhe nëpër zyrat e përkrahjes sociale, por jemi pragmatistë dhe shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet gjatë qëndrimit tonë në pushtet.

Ne veprojmë thonë të babëziturit sipas parimit tashmë të njohur: Merr dhe ik se nesër nuk e gjen dot pasi bie nga pushteti!
Apo sipas shprehjes popullore e cila thotë: Ha bir ha, se nesër s’ka!
Në tri dekada të demokraqisë në “drzhavën Severna” partiçkat tona politike kështu kanë vepruar, ndaj nuk ka asgjë për t’u çuditur se të tjerët që do të vijnë do jenë ndryshe, ata thjesht i ndërrojnë karriget dhe jo maninë e grykësisë së tyre për zhvatje dhe grabitje të pronës publike dhe të buxhetit publik, ku shqiptarët janë kontribues të të ardhurave buxhetore të “drzhavës”.
Pse nuk behet mirë dhe nuk premton të ardhme për qytetarët kjo klasë politike me këta ujqër të uritur?
Kjo është një pyetje që i ngacmon qytetët prej vitesh pasi kanë provuar si “Jonuzin edhe domuzin” në pushtet, të cilët nuk i mbajtën premtimet për një jetë më të mirë për të gjithë, por ata vetë u bënë milionere dhe populli ngeli në mëshirën e tyre si lypsarë para dyerve të intitucioneve për një vend pune.
Ndërsa rinia jonë duke parë demagogjinë dhe dënglat e partiçkave politike ku në çdo fushatë zgjedhore përsëritet avazi i vjetër, ata pa një pa dy, vendosën dhe ia mbathën jashtë vendit për atë jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre në perëndim, duke mos e kthyer kokën prapa e mos t’i dëgjojë më broçkullat e radhës të subjekteve politike shqiptare për një ndryshim apo një jetë më të mirë për të gjithë.
Ndryshimi i vërtetë do të ishte që partiçkat tona të dilnin me një program kombëtar se pa përmirësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve dhe pa rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur brenda 2 viteve të para të bashkëqeverisjes me despotët e VMRO-së apo të SDSM-së, nuk do të të ketë vazhdim të bashkëqeverisjes me ta pa u plotësuar kushtet tona, në të kundërten pas ketij afati do të tërhiqeshin nga qeveria e koalicionit, duke thirrur qytetarët shqiptarë në padëgjueshmëri qytetare dhe masa të tjera te demonstrimit të zemërimit popullor.
Ky do te ishte kthimi i besimit te subjektet politike për një fillim të mbarë nëse do ishin “zgjuar dhe shkundur” nga pushteti i parasë, përndryshe, defavorizimi ekonomik nëpër komunat me shumicë shqiptare dhe saga e përdhunimit të dinjitetit kombëtar të shqiptarëve si qytatar i dorës se dytë edhe më tej do të vazhdojë, ku vota shqiptare për ta në këtë gjendje të pabarazisë kombëtare do të ishte një fatalitet i kohës dhe i demokraqisë!
Nga: Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu