Zënka Kasami – Mickovski/ Lëvizja BESA pas 2 nëntorit në prag të daljes nga Qevria?

Përplasjet e fundit mes Bilall Kasamit dhe Hristjan Mickovskit po thellohen dita ditës. Siç mëson portali TS dega e VMRO-Tetovë ka pushuar të gjitha aktivitetet e saja për zgjedhjet lokale të 2 nëntorit. Deri sot siç në VMRO-n e Tetovës është thënë se nuk do ketë aktivitete dhe nuk pritet që Kasami të merr mbështetja si në ruandin e parë nga elektorati i VMRO-së.
Në raundin e parë Bilall Kasami ka marrë mbi 2000 vota nga VMRO-ja për krytear komune dhe mbi 1 mijë vota për Këshillin komunal, me këtë VMRO- Tetovë humbi një këshilltar të saj ku më pas Mickovski i dëroi selame Kasamit.

“Duhet të kuptojë se unë gjithmonë jam i gatshëm të bashkohemi në këto zgjedhje dhe të mbështesim vlera, e jo të ndahemi për tema dhe çështje etnike, përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Të gjithë ata që shpresojnë se me tema etnocentrike do të fitojnë diçka në politikë, le të shohin dhe të mësojnë nga shembulli dhe rënia e BDI-së, dhe do të kuptojnë për çfarë flas. Kjo është një mësim i mirë edhe për disa politikanë të tjerë në skenën politike maqedonase, të cilët duhet ta kuptojnë se, për të qenë partnerë në koalicion, duhet të jemi të gatshëm të bashkohemi dhe të mbështesim vlera, jo të ndahemi për çështje etnike përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Nëse nuk është kështu, atëherë nuk shoh asnjë dallim midis tyre dhe Aliut nga Zajasi, të cilin duan ta zëvendësojnë,” është shprehur Mickoski pas deklaratave të Bilall Kasamit për Kërçovën dhe Bërvenicën.

Mickovski për ndihmën që i a dha Kasamit në raundin e parë nuk u shpërbly nga kru i Tetovës, por e zhgënjeu atë duke e acaruar edhe më shumë.

“Ne, si VMRO-DPMNE, kemi derdhur gjak dhe kemi bërë sakrifica. Nuk ka qenë e lehtë më ka ardhur shumë rëndë kur i shihja bashkëpartiakët tanë nga Tetova… dhe për këtë kemi paguar një çmim, kemi bërë një sakrificë. Ne nuk kërkojmë asgjë në këmbim, sepse kemi një qëllim të qartë; kërkojmë vetëm respekt për sakrificën që kemi bërë për të tjerët. Nuk e morëm këtë respekt, dhe këtë nuk do ta harrojmë” ka thënë Mickovski për Kasamin.

Të gjitha këto sipas njohësve thuhet se edhe Bilall Kasami ka kuptuar se nuk do të merr mbështetje dhe ka nisur një plan tjetër, që nëse fiton Tetovën do të largohet nga qeveria para se me e largu kryeministri Mickovski.

Nga ana tjetër, Kasami po humb edhe nga shqiptarët për shkak të “patriotizmit” të rrejshem të tij se në Shqipëri bëhet patriot ndërsa në Tetovë ik nga deklaratat./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu