Ziadin Sela: Turp u qoftë juve kandidatëve të VLEN-it për heshtjen ndaj Kërçovës! (VIDEO)

Sonte në tubimin e AKI-së në Dollogozhdë, Ziadin Sela, kritikoi ashpër mungesën e mbështetjes nga Mendi Qyra dhe kandidatët i Vlen-it duke filluar nga Bilall Kasami e të tjerët për kandidatin shqiptarë në Kërçovë, Fatmir Deharin i cili po ballafaqohet në raundin e dytë me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Jovanovski. Ndërsa nga ana tjetër shtabi i AKI-së është bashkuar me kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë i cili ballafaqohet me kandidatin e VMRO-së.

“O ju, u drejtohem juve, kundërshtarëve politikë, në planin e atij që del në konferenca për shtyp. Ai që del aty, ju jep mesazhin dhe ju thotë: “Kini kujdes.” Kini kujdes, sepse etnocentrizmi duhet të jetë vetëm i atij, nacionalizmi duhet të jetë vetëm i atij dhe ju u thotë: Duhet të heshtni. A dini të bëni dallimin, vëllezër dhe motra të dashur? Sot, e gjithë struktura dhe shtabi i Aleancës Kombëtare për Integrim është bashkuar në shtabin e VLEN-it në Bërvenicë. Kështu sillet ai që ka gjen dhe gjak shqiptari, bravo ju qoftë djema”, theksoi Ziadin Sela, njofton TS.

Sela nënvizoi gjithashtu mungesën e mbështetjes për kandidatin në Kërçovë, duke theksuar se deri tani nuk është dëgjuar asnjë zë përkrahjeje nga kandidatët e VLEN-it.

“Nga ana tjetër asnjë zë për Kërçovën Bilall Kasami e deri te të gjithë kandidatët e Vlen-it, nuk u dëgjua asnjë zë përkrahjeje, e smund t’ju them bravo ju qoftë, por do ju them turp ju qoftë”, theksoi Sela.

Fjalimi i tij ishte një apel për unitet dhe angazhim të sinqertë politik, si dhe për të mobilizuar votuesit për një fitore të fuqishme për Arsim Dalipin në Strugë./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu