Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Volodymyr Zelensky po udhëton sot në Arabinë Saudite për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Bisedimet do të zhvillohen midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.

Bëhet e ditur se dikur aleati kryesor i Ukrainës, nën administratën e dytë të Donald Trump, SHBA ka riorientuar politikën e saj të jashtme dhe mbështetjen për vendin.

Ndërsa udhëheqësi i Arabisë Saudite ka luajtur role të ndryshme ndërmjetësuese që nga fillimi i luftës në 2022, duke përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimeve të të burgosurve dhe pritjen e bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së muajin e kaluar.

Bisedimet do të zhvillohen të martën dhe do të jenë të parat midis dy vendeve që nga mosmarrëveshja e Zyrës Ovale midis Zelenskyt dhe Trump.

Raportohet se fokusi pritet të jetë te marrëveshja e mineraleve kritike, si dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Zelensky ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, dhe në vend të kësaj delegacioni ukrainas do të përfshijë shefin e tij të shtabit, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë ushtarak në administratën presidenciale.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha Zelensky.

“Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet”, shtoi ai.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ka organizuar bisedimet, ka thënë se ideja këtë javë ishte “të hidhej një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe gjithashtu një armëpushim fillestar”.

Zelensky më parë ofroi disa detaje se si mund të duken fazat e para të paqes, duke bërë thirrje për një armëpushim në ajër dhe në det, si dhe një shkëmbim të të burgosurve.

Rusia, megjithatë, ka hedhur poshtë idenë e një armëpushimi të përkohshëm, duke pretenduar se kjo është një ofertë për Kievin për të blerë kohë.

Gjithashtu, Zelensky ka thënë se është gati të nënshkruajë marrëveshjen e mineraleve me SHBA-në.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i "Severnës" Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit...

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu