Zelensky: Lufta do të mbarojë më shpejt me Trump si president

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i sigurt se lufta më Rusinë do të mbarojë më shpejt me Donald Trump si president të SHBAve.

Në një intervistë për mediat vendase, Zelensky tregoi për diskutimin konstruktiv që ai dhe Donald Trump zhvilluan sapo ky i fundit u rizgjodh.

“Është e sigurt se lufta do të përfundojë më shpejt me politikat e ekipit që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre ndaj qytetarëve të tyre. Lufta do të përfundojë, por ne nuk e dimë datën e saktë. Ukraina duhet të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, e të përfundojë me mjete diplomatike”, u shpreh Zelensky.

Zelensky nuk tha nëse Trump kishte bërë ndonjë kërkesë në lidhje me bisedimet e mundshme me Rusinë, por tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga ai, që ishte në kundërshtim me qëndrimin e Ukrainës.

Trump ka thënë vazhdimisht se prioriteti i tij është t’i japë fund luftës dhe të ndalojë atë që ai thotë se është një shterim i burimeve amerikane, në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Trump dhe Zelensky kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të trazuar.

Megjithatë, të dy kanë këmbëngulur për një raport shumë të mirë me njëri tjetrin, pavarësisht dallimeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu